Koke barazon Ramosin në rekordin e derbive madrilene
Kapiteni i Atletico Madrid, Koke, do të hyjë sot në historinë e klubit teksa barazon rekordin e Sergio Ramosit me 43 paraqitje në derbin e kryeqytetit. Mesfushori 33-vjeçar pritet të jetë titullar në “Estadio Metropolitano” kundër Real Madridit, duke kaluar emra legjendarë si Paco Gento dhe Manolo Sanchis.
Koke, i cili rinovoi kontratën në fund të sezonit të kaluar për të vazhduar edhe në 2025/26, mbetet lojtar kyç për Diego Simeonen. Klubi dhe trajneri janë të hapur për një rinovim tjetër, por vendimi final do t’i takojë vetë kapitenit.
Në prag të sfidës, Simeone po mendon ndryshime taktike, përfshirë rikthimin e mbrojtjes me katër lojtarë dhe aktivizimin e Giuliano Simeone dhe Nico Gonzalez në krahët e mesfushës.
Nga 42 përballjet e deritanishme në derbi, Koke ka fituar 12 dhe ka humbur 16, ndërsa rekordi i fundit në shtëpi është pozitiv për “Colchoneros”. Sezonin e kaluar, dy ndeshjet e La Ligas përfunduan në barazim 1-1, ndërsa në Champions League Atletico fitoi 1-0, por u eliminua me penallti.
Kapiteni madrilen synon që në ndeshjen e kthimit në vitin 2026 ta kalojë përfundimisht Ramosin dhe të mbyllë karrierën si lojtari me më shumë paraqitje në derbit e kryeqytetit spanjoll.



