Lajme

Ambasada e SHBA: Barkodi në konfirmimin e vizës duhet të përputhet me formularin DS-160, përndryshe takimi anulohet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që aplikojnë për vizë.

Sipas njoftimit, barkodi në konfirmimin e takimit për intervistë duhet të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160. Ky proces synon të sigurojë një procedurë të sigurt vizash që mbron interesat e Amerikës.

“Kujtesë! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160. Nëse barkodi nuk përputhet deri në dy ditë para takimit, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin për vizë”, thekson ambasada.

Autoritetet amerikane bëjnë thirrje që qytetarët të kontrollojnë me kujdes të dhënat dhe barkodet për të shmangur vonesa apo anulime në procesin e aplikimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button