Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme

Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një operacion i gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë aksionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe ambientet e jashtme, kuzhina, lavanderia, salla e sportit dhe hapësirat tjera përcjellëse.
Pas kontrollit të plotë, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë operacionin me rezultat negativ.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera dhe njësiti special K9, për të siguruar një kontroll të plotë dhe të efektshëm.
Ky operacion vjen si pjesë e masave të vazhdueshme për sigurinë dhe disiplinën brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.



