Sport

Superliga kthehet këtë të enjte, derbi Ballkani – Drita në Suharekë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë. Super-derbi i xhiros do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani do të presë kampionët e Dritës. Therandasit janë skuadra e vetme që nuk ka pësuar ende humbje këtë sezon dhe do të synojë të ruajë të tria pikët në shtëpi. Ndërkaq, Drita pas fitores së parë në fundjavë do të mundohet të vazhdojë me rezultate pozitive.

Një tjetër përballje interesante pritet të jetë ajo mes Dukagjinit dhe Llapit. Klinasit e nisën mirë sezonin dhe ndajnë kryesimin e tabelës me Prishtinën, ndërsa Llapi ende nuk ka shijuar fitoren, me tri barazime dhe dy humbje, duke qëndruar në vendin e fundit.

Katër ndeshje do të luhen prej orës 15:00, ndërsa derbi kryeqytetas mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re do të zhvillohet nën dritat e reflektorëve, duke nisur nga ora 20:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button