Lajme
Rama thërret mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thirrur një mbledhje urgjente me ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.
Mësohet se mbledhja është organizuar një ditë pasi këshilltarët bashkiak, me urdhër të Ramës, kanë shkarkuar kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.
Takimi do të zhvillohet sot në orën 18:00 në ambientet e Kryeministrisë.
Ende nuk është bërë i ditur fokusimi i saktë i mbledhjes, por burimet dyshojnë se kryeministri mund të kërkojë angazhim maksimal të deputetëve për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.



