Kosova

Policia e Kosovës shqipton mbi 2,400 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,437 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 44 aksidente me dëme materiale dhe 27 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 15 persona në lidhje me veprime të ndryshme penale gjatë ditës së fundit.

Autoritetet apelojnë tek qytetarët për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar në rrugë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button