Kosova

Prizren, mbyllet përkohësisht rruga “Tranziti i Ri” për zhvendosjen e shtyllës elektrike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të enjten, më 25 shtator 2025, do të zhvillohen punime për zhvendosjen e një shtylle elektrike në rrugën e njohur si “Tranziti i Ri”.

Sipas njoftimit, rruga “Agim Shala”, në segmentin nga rrethrrotullimi i rrugëve “Enver Hadri” dhe “Kastriotët” deri te rrethrrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana, do të jetë e bllokuar nga ora 06:00 deri në 12:00.

Bllokimi i përkohshëm bëhet për të mundësuar zhvillimin e punimeve për dislokimin e kabllove ajrore, në kuadër të kontratës dhe planit dinamik të miratuar.

Drejtoria e Shërbimeve Publike u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të shmangin këtë aks gjatë orëve të punimeve, në mënyrë që procesi të kryhet sa më shpejt dhe pa pengesa.

“Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button