Kosova

Shtime: Dy policë gjejnë dhe dorëzojnë 500 euro, paratë i kthehen pronarit

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Shtime kanë treguar shembullin e ndershmërisë dhe profesionalizmit gjatë patrullimit në sheshin “Ahmet Shtimja”.

Më 18 shtator 2025, rreth orës 17:00, ata kanë gjetur në tokë një shumë parash prej 500 eurosh – katër kartëmonedha nga 100 euro dhe dy nga 50 euro. Menjëherë, paratë janë dërguar në stacionin policor dhe është njoftuar menaxhmenti.

Përmes kamerave të sigurisë është identifikuar personi që i kishte humbur paratë, një 32-vjeçar nga Shtimja me inicialet L.R., i cili ishte larguar nga vendi me një automjet me targa të huaja. Pas verifikimit, ai është paraqitur në polici dhe i janë kthyer të hollat.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar dy policët për gjestin e tyre human e shembullor, duke theksuar se ky akt rrit besimin e qytetarëve dhe forcon imazhin e Policisë së Kosovës si institucion i përgjegjshëm dhe i besueshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button