Kosova

Dëshmitari në Hagë: Kadri Veseli kishte funksion të lartë në zbulim

Në vazhdën e gjykimit ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dëshmitari John Duncan ka deklaruar se Kadri Veseli kishte një rol të lartë në strukturat e zbulimit dhe policisë gjatë kohës së konfliktit.

Duke iu referuar një videoje nga një takim mes komandantëve të zonave dhe përfaqësuesve të tjerë të UÇK-së lidhur me Marrëveshjen e Demilitarizimit, Duncan tha: “Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit.” Ai shtoi se nuk mund të shpjegojë mënyrën se si e di këtë gjë.

Prokurori Matt Halling e pyeti dëshmitarin nëse ka arsye për të kundërshtuar nëse personi në video është Kadri Veseli, dhe Duncan u përgjigj se nuk ka arsye për të bërë një kundërshtim.

Më pas, Duncan u njoh edhe me një fotografi tjetër ku shiheshin katër persona, tre prej të cilëve i identifikoi si komandantë të zonave, duke përfshirë edhe Rrustem Mustafën, të njohur si Remi.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button