Kosova
Mot me diell dhe vranësira të pjesshme sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Kushtet e tilla atmosferike do të mbeten të qëndrueshme gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke krijuar një mot të përshtatshëm për aktivitete në natyrë.



