Sport

Edon Zhegrova debuton me Juventusin pas nëntë muajsh mungesë

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, bëri debutimin e tij të shumëpritur me fanellën e Juventusit mbrëmë, duke u rikthyer në fushë pas një pauze prej nëntë muajsh për shkak të një lëndimi.

Zhegrova nuk kishte luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar, por rikthimi i tij erdhi në një moment të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. Juventusi ishte duke humbur me rezultatin 2:4 kur trajneri Igor Tudor vendosi ta inkuadrojë në lojë për herë të parë këtë sezon. Ndikimi i tij u duk menjëherë, dhe ekipi shënoi dy gola në minutat shtesë për të barazuar në 4:4, duke realizuar një rikthim sensacional.

Statistikat e 26-vjeçarit gjatë 11 minutave në fushë ishin mbresëlënëse: ai pati 15 prekje të topit, fitoi një duel dhe realizoi 75% pasime të sakta, duke dëshmuar një debutim pozitiv që tifozët e Juventusit e vlerësuan lart.

Zhegrova pritet të marrë më shumë hapësira te ekipi i ri dhe të tregojë potencialin e tij siç bëri më parë te Lille, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button