Sport

Lamine Yamal flet pas polemikave për festën e 18-të: “Më duket qesharake”

Lojtari i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për herë të parë për festën e tij të 18-të, e cila shkaktoi polemika të mëdha në media. Festa e tij përfshinte futbollistë, modele, reperë dhe disa persona me aftësi të kufizuara – xhuxhë, gjë që nxiti reagime të ashpra publike dhe hetim nga qeveria spanjolle.

Në një intervistë për programin spanjoll Resonancia de Corazon, Yamal tha:

“Nuk u zemërova. Më dukej qesharake. U përpoqën ta deformonin në shumë mënyra. Një grua tha se unë zgjodha vajzat në një mënyrë ose tjetër, dhe ishte gënjeshtër. Pastaj ishte çështja e kamerierëve që punonin aty.”

Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë Spanjolle për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Asociacioni i Personave me Akondroplazi dhe Dysplazi Skeletale (ADEE) kanë kërcënuar me veprime ligjore ndaj mënyrës së organizimit të festës. Një mural i Yamal në Barcelonë, ku ai shfaqej si Superman, u shkatërrua nga artistë grafiti si reagim ndaj ngjarjes.

Megjithatë, Yamal po vazhdon të shkëlqejë në fushë. Ai ka shënuar gol dhe asistuar në fitoren 3-0 ndaj Mallorcas, kontribuar në autogolin vendimtar në fitoren 3-2 ndaj Levante dhe ka shënuar penallti në barazimin 1-1 ndaj Rayo Vallecano.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button