Lajme
Rama sot shpall qeverinë e re në Asamblenë e PS

Sot në orën 11:00, kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në Pallatin e Kongreseve.
Mbledhja do të hapet nga vetë kryesocialisti Rama, i cili pritet të prezantojë prioritetet e mandatit të katërt qeverisës dhe ekipin e ri që do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
Pas përfundimit të Asamblesë, Rama do të zhvillojë edhe takimin e parë me deputetët e rinj të zgjedhur nga vota e qytetarëve më 11 maj.