Kosova
Aksident në afërsi të Drenasit, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Drenasit. Një veturë, për shkaqe ende të panjohura, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Pamje nga vendi i aksidentit janë siguruar nga Drenicaonline.