Sport

Pjesëtarë të bandës së Milan Radoiçiq shfaqen në stadiumin “Maracana” gjatë ndeshjes Serbi-Angli

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë parë të martën mbrëma në stadiumin “Maracana” gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë, ku Serbia pësoi humbje të thellë 5-0 nga “Tre Luanët”.

Në mesin e tyre ishin Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq dhe Stefan Jovanoviq, të cilët figurojnë në listën e 44 të akuzuarve nga Kosova për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ata u vunë re te koret që vazhdimisht kënduan kundër Kosovës gjatë ndeshjes.

Fotografi të tyre janë publikuar në rrjetin social “X” nga llogaria “Usrana Motka”, e cila raporton se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe ishte i gatshëm të terrorizonte të pranishmit në stadium. Disa prej tyre thuhet se kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e veriut.

Gjatë ndeshjes ka pasur edhe një përleshje, në të cilën dyshohet të jenë përfshirë pjesëtarët e grupit të Radoiçiqit.

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë ngarkohen me veprat penale: “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi i terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button