KQZ u bën thirrje qytetarëve të kontrollojnë qendrat e tyre të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë paraprakisht adresën e qendrës së tyre të votimit për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se për këtë qëllim është vënë në dispozicion platforma elektronike qv.kqz-ks.org
, ku çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër do të mund të ushtrojë të drejtën e votës.
“Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”, thekson KQZ-ja.
Sipas këtij institucioni, platforma do të jetë funksionale gjatë gjithë kohës, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.