Kosova

Shtetas serb arrestohet në Jarinje me dokumente të dyshuara të falsifikuara

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në Kosovë me dokumente të falsifikuara.

Policia njofton se i dyshuari kishte paraqitur një letërnjoftim dhe një patentë shoferi, për të cilat ekziston dyshimi se janë falsifikuar. Dokumentet janë konfiskuar nga autoritetet kompetente.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Falsifikim i dokumentit”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button