Zvicra kundër Kosovës, Blick paralajmëron tri ndryshime në formacion

Kombëtarja e Kosovës do të nisë sonte aventurën e saj kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, duke udhëtuar në Basel për të përballuar Zvicrën.
“Dardanët”, përveç Zvicrës, në grupin B do të garojnë edhe me Suedinë dhe Slloveninë, sipas të dhënave të Gazetës Express.
Mediumi i njohur zviceran, Blick, raporton për disa ndryshime të mundshme në përbërjen e Zvicrës nga miqësorja e zhvilluar në qershor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku zviceranët fituan 4:0.
Më konkretisht, Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë, Remo Freuler do të rikthehet pranë Granit Xhakës në pozitën e tij të zakonshme, ndërsa Fabian Rieder mund të zëvendësojë Ardon Jasharin e lënduar. Në sulm, tre shënuesit nga miqësorja kundër SHBA-së – Ndoye, Manzambi dhe Embolo – pritet të mbeten të pandryshuar.
Ndeshja fillon sonte dhe pritet të jetë një përballje e fortë për Kosovën në startin e kualifikimeve për Botërorin 2026.