Lajme

Moti i së dielës sjell kthjellime dhe ngrohtësi në të gjithë vendin

Kjo e diel do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Gjatë paradites, ultësira perëndimore do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, ndërsa zonat malore në lindje do të përjetojnë një kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave disi më të shpeshta.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Moti do të stabilizohet duke sjellë kthjellime dhe temperatura të këndshme në të gjitha qarqet.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstremale. Ato do të variojnë nga 4°C në mëngjes, e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 24°C në orët e mesditës, temperaturë që do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Një ditë ideale për aktivitete në natyrë dhe për të shijuar një fundjavë me diell!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button