Sport

Xhudistët e rinj kosovarë nisin përgatitjet në Tokio nën udhëheqjen e Majlinda Kelmendit

Gjenerata e re e xhudos kosovare po vazhdon rrugëtimin e saj drejt suksesit ndërkombëtar. Përgatitjet për sfidat dhe garat e ardhshme nuk ndalen asnjëherë, dhe për këtë arsye, xhudistët e rinj nga Kosova kanë udhëtuar drejt Tokios, Japoni.

Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, qëllimi i vizitës është stërvitja intensive dhe përvetësimi i përvojës nga disa prej xhudistëve më të mirë në botë. Nga Kosova po marrin pjesë talentët e rinj Enise Zijade, Jon Kuka, Roni Reshitaj dhe Fiona Kuka, të cilët stërviten nën udhëheqjen e trajneres dhe kampiones olimpike Majlinda Kelmendi.

Me pasion, disiplinë dhe synime të qarta, këta sportistë po hapin rrugën drejt sukseseve të reja, duke e përfaqësuar xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button