Sport

Juventusi synon Edon Zhegrovën, oferta mund të arrijë 20 milionë euro

Juventusi po vazhdon të ndjekë nga afër mesfushorin kosovar Edon Zhegrovën, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Nico Gonzalez, i cili pritet të transferohet te Atletico Madrid.

Sipas mediave italiane, gjatë kësaj jave priten kontakte të reja mes klubeve, ndërsa “Zonja e Vjetër” duket e gatshme të prezantojë një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh. Me Zhegrovën thuhet se është arritur marrëveshja personale për një kontratë pesëvjeçare dhe një rrogë vjetore prej 2,5 milionë eurosh.

Lojtari, që mungoi për shkak të një lëndimi që nga dhjetori i kaluar, ishte në bankinë në sfidën kundër Monacos. Interesi për të ka shfaqur edhe Olympique Marseille, ndërsa Napoli duket se ka tërhequr interesimin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button