Lajme

Për herë të parë në Shqipëri: Kirurgjia “zgjuar” në trurin e një fëmije realizohet me sukses

Për herë të parë në Shqipëri u realizua kirurgjia “zgjuar” në trurin e një fëmije – një ndërhyrje e rrallë dhe jashtëzakonisht delikate, që kërkon koordinim të shkëlqyer multidisiplinar.

Operacioni kompleks u krye nga Prof. Mentor Petrela dhe Dr. Mirel Grada, me mbështetjen e një ekipi të specializuar neurofiziologësh, neuropsikologësh, neurologësh dhe neuroanestezistësh.

Pacienti Alvensi, 14 vjeç, paraqitej me sëmundje në anën e majtë të trurit – zonë që kontrollon dorën, këmbën, si dhe qendrën e të folurit dhe të komunikimit. Për të maksimizuar rezultatet dhe për të ruajtur funksionet jetike, u zgjodh kirurgjia zgjuar, e cila ofronte shanse më të mëdha suksesi sesa një operacion nën narkozë.

Falë përgatitjes së ekipit dhe pjesëmarrjes aktive të pacientit gjatë ndërhyrjes, operacioni u realizua me sukses.

Me këtë arritje unike në rajon, Spitali Amerikan renditet tashmë krahas qendrave më të avancuara ndërkombëtare në fushën e neurokirurgjisë, sipas raportit të fundit të publikuar në vitin 2023 në Journal of Neurosurgery, revistën amerikane me impaktin më të lartë në këtë specialitet.

https://www.instagram.com/p/DNxWKG6XmGq/

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button