Kosova
Policia shqipton mbi 1,700 gjoba dhe pezullon 39 patenta brenda javës

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1,772 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 39 patenta shoferë.
Gjatë të njëjtës periudhë, janë regjistruar 51 aksidente trafiku, ku kanë pësuar lëndime 29 persona.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
Stacionit më të afërt policor
Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
Numrave: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.