Sport

Vështirësi për regjistrimin e lojtarëve, Barcelona rrezikon të humbasë Bardghjin për fillimin e sezonit

Barcelona po përballet me probleme të vazhdueshme për regjistrimin e lojtarëve te La Liga, edhe pse ka zgjidhur tashmë çështjet e Joan Garcia dhe Marcus Rashford. Megjithatë, tre lojtarë – Wojciech Szczesny, Gerard Martin dhe Roony Bardghji – mbeten ende në pritje të regjistrimit.

Si pasojë, Barcelona do të jetë pa këtë trio në udhëtimin e së shtunës ndaj Levantes. Aktualisht, fokusi kryesor është tek Gerard Martin, i cili ka prioritet për t’u regjistruar së pari. Pas tij, klubi do të përqendrohet tek Szczesny, që pritet të jetë zëvendësuesi i Garcia-s gjatë sezonit 2025-26.

Roony Bardghji, i ardhur këtë verë nga FC Copenhagen, duket se do të mungojë në disa ndeshje për shkak të kufizimeve të Financial Fair Play, që e pengojnë regjistrimin e tij. Problemi nuk mund të zgjidhet as duke e regjistruar te ekipi B, për shkak të mungesës së hapësirës.

Nëse Barcelona nuk arrin të regjistrojë Bardghjin para mbylljes së merkatos verore, ai do të mbetet në “limbo”. Një huazim nuk është i mundur sipas rregullave të futbollit spanjoll, duke e bërë situatën më komplekse.

Trajneri Hansi Flick e llogarit te skuadra për sezonin 2025-26, por duket gjithnjë e më pak e mundur që Bardghji të jetë i gatshëm nga fillimi. Në këtë rast, Barcelona mund të detyrohet të kërkojë një shitje për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar që ekipi mund të vazhdojë pa pengesa në krahun e suedezit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button