Rajoni

Kamberi propozon krijimin e një fondi prej 10 milionë eurosh për zhvillimin e Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka propozuar zyrtarisht krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh.

Sipas Kamberit, ky fond do të synojë stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në tri komunat shqiptare, të cilat, siç tha ai, mbeten ndër më të pazhvilluarat në Serbi.

“Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Asaj i duhen investime konkrete, mbështetje financiare dhe lehtësime për investitorët,” u shpreh Kamberi.

Fondi, që sipas propozimit do të menaxhohej nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, parashikohet të mbështesë:

  • Projektet infrastrukturore për biznesin dhe qytetarët,
  • Hapjen e vendeve të reja të punës përmes subvencioneve dhe trajnimeve,
  • Stimulimin e investimeve të huaja dhe vendore me lehtësime tatimore,
  • Zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional sipas tregut të punës,
  • Subvencionimin e bujqësisë,
  • Mbështetjen e shoqërisë civile, mediave lokale, organizatave sportive dhe bizneseve të vogla e të mesme.

Kamberi theksoi se ky fond do të ishte një hap konkret për të frenuar emigrimin e të rinjve dhe për të krijuar një perspektivë të qëndrueshme për banorët e Luginës së Preshevës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button