Bota

Zvicra ul edhe më tej sheqerin në ushqime dhe pije deri më 2028

Qeveria zvicerane dhe 21 kompani ushqimore kanë rinovuar Deklaratën e Milanos në Bernë, duke vendosur objektiva të reja për uljen e sasisë së sheqerit të shtuar në produkte të përditshme deri në vitin 2028.

Sipas marrëveshjes, sheqeri në drithëra mëngjesi, serume, pije me bazë qumështi dhe pije të gazuara do të ulet me 10%, ndërsa kosi do të standardizohet në nivelin 5% sheqer. Ministria e Brendshme zvicerane njoftoi se është e kënaqur me progresin e deritanishëm, duke theksuar se krahasuar me dhjetë vite më parë, këto produkte tashmë përmbajnë dukshëm më pak sheqer.

Nisma për reduktimin e sheqerit nisi një dekadë më parë dhe ka dhënë rezultate pozitive për shëndetin publik. Autoritetet zvicerane po synojnë tani edhe një marrëveshje të ngjashme me industrinë ushqimore për uljen e kripës në produktet e përpunuara, por deri më tani vetëm Aldi Zvicër ka shprehur gatishmëri për të mbështetur këtë hap.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button