Kosova

Pritje deri në 3 orë në pikat kufitare drejt Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë me dije se qytetarët që po tentojnë të dalin nga Kosova përmes pikave kufitare po përballen me pritje të gjata.

Sipas raportimeve, në Merdarë pritjet arrijnë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në dy orë.

Edhe në pikat tjera situata është e ngjashme: në Jarinje pritjet arrijnë deri në dy orë, ndërsa në Mutivodë koha e pritjes është rreth gjysmë ore. Pikat e tjera kufitare po regjistrojnë kolona më të shkurtra.

Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kohë dhe të jenë të durueshëm gjatë kalimit të kufirit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button