Kosova

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ta identifikuar atë.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit të dyshuar.

Personat që kanë informata mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit: [email protected]
.

Policia apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë në mënyrë që drejtësia të veprojë dhe rreziku për komunitetin të ulet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button