Kosova

Arrestohet një 24-vjeçar i kërkuar në Kaçanik

Një 24-vjeçar është arrestuar mbrëmë në fshatin Bob të Kaçanikut, pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata.

Sipas Policisë së Kosovës, personi me inicialet K.Ç. ishte i dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Ai u arrestua më 19 gusht 2025, rreth orës 22:15, nga njësitet policore të Ferizajt, të cilat vepruan mbi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i riu është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button