Sport

Igli Tare flet për transferimet e Milanit: “Me Modric, Jashari dhe Ricci, mesfusha jonë u përforcua”

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur në “Canale 5” para ndeshjes Milan-Bari, duke dhënë detaje mbi strategjinë e merkatos dhe transferimet e fundit të skuadrës.

Tare shpjegoi se klubi ka bërë një rikonstruksion të mesfushës për të rritur nivelin teknik dhe për të përmirësuar performancën e ekipit. “Qëllimi ynë, e kemi treguar edhe kur erdhët në Casa Milan, ishte të ndërhynim në mesfushë. Milan duhet të dominojë ndeshjet. Me ardhjen e Modric, Jashari dhe Ricci, mendoj se kemi rritur nivelin teknik të këtij ekipi,” tha ai.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme të merkatos ka qenë transferimi i Luka Modric, të cilin Tare e përshkroi si një zgjedhje të natyrshme për klubin. “Modric që fëmijë ka qenë tifoz i Milan. U ndjemë si dy ish-fëmijë që duan të njëjtën skuadër. Menjëherë kuptova se mendja e tij ishte drejt Milanit. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për këtë skuadër,” u shpreh drejtori sportiv.

Tare theksoi se lojtarët e rinj, Jashari dhe Ricci, do të ndihmojnë për të krijuar një ekuilibër mes lojtarëve me eksperiencë dhe të rinj, duke rritur kreativitetin dhe forcën e mesfushës. Sipas tij, kombinimi i përvojës së Modric me energjinë e të rinjve do të jetë vendimtar për të synuar titujt në Serie A dhe në Europë.

Drejtori sportiv gjithashtu nënvizoi rëndësinë e lidershipit dhe profesionalizmit të Modric për të frymëzuar bashkëlojtarët e tij dhe për të krijuar një atmosferë pozitive brenda skuadrës.

Milan duket i vendosur të rikthejë dominimin në Itali dhe Europë, duke investuar në lojtarë që mbështesin vizionin e trajnerit dhe duke ndërtuar një mesfushë të fortë dhe kreative për sfidat e ardhshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button