Lajme

Besart Xhaferri denoncon: Banda ‘5D’ në Tiranë është zëvendësuar në fushatë elektorale nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një postim në rrjetin social Facebook, denononcon ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha se në vend që të merret me sigurinë e vendit, po merret me fushatën elektorale të PS-së, e ky është krim elektoral.

Xhaferri thotë se banda 5D, e drejtorëve të bashkisë së Tiranës është zëvendësuar në fushatë elektorale nga Ministri i Brendshëm

“Banda 5D në Tiranë është zëvendësuar në fushatë elektorale nga Ministri i Brendshëm. Në raport me zgjedhjet e 2021 dhe 2023 ndihet diferenca nga mungesa në terren e grupit të strukturuar kriminal 5D që kishte objektiv kryesor blerjen e votës. Por këtë vend bosh mesa duket kanë nisur ta plotësojnë me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. 

Është e tmerrshme që Ministri i Brendshëm i një vendi të kapur peng nga krimi rri në fushatë dhe jo në zyrë. SKY ECC ka dëshmuar degradimin e kupolës së policisë, teksa në vend që të marrin masa, ata që dolën në përgjimet e SKY ECC duan ti përdorin në zgjedhje.
Pas 11 Majit në Shqipëri nis shkëputja e lidhjeve të krimit më politikën, që deri tani kanë mbajtur peng integrimin e vendit.
Ne kemi dëshmuar në vitet 2005-2013 se kemi dhe vullnetin dhe guximin për ta luftuar krimin” tha Xhaferri I ftuar mbrëmë në emisionin “Drejt” nga Luan Rama.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button