Sport

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll përfundon Botërorin “Egjipti 2025” në vendin e 24-t

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”. Në ndeshjen për vendin e 23-të, djemtë tanë u mposhtën në penallti nga Bahreini, me rezultat 33:31.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë, por fatkeqësisht Kombëtares sonë i mungoi fati në momentet vendimtare. Në pjesën e parë, kapiteni Olsi Mulaj u përjashtua me të kuq pas një incidenti të pafat, ndërkohë që ai tashmë kishte shënuar pesë gola. Kjo ndikoi në lojën e ekipit, dhe Bahreini u shkëput në katër gola.

Megjithatë, lojtarët tanë nuk u dorëzuan. Në pjesën e dytë konsoliduan radhët dhe arritën të barazojnë rezultatin në sekondën e fundit me golin e Suad Pajazitit nga penalltia, duke e mbyllur ndeshjen 29:29. Në gjuajtjet e penalltive, Bahreini doli fitues me rezultat 4:2.

Drijon Istefi u shpall më i miri i ndeshjes, duke shënuar gjashtë gola. Suad Pajaziti shënoi tetë gola, ndërsa Amar Muqolli shtatë.

Kombëtarja e Kosovës e përfundoi Botërorin në vendin e 24-t nga 32 ekipe pjesëmarrëse, duke treguar shpirt luftarak dhe potencial të madh për të ardhmen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button