Sport
Superliga e Kosovës nis sezonin e ri 2025/26 këtë fundjavë

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë me fillimin e sezonit të ri 2025/26, ku priten duele interesante që në javën e parë.
Të dielën do të zhvillohen katër përballje:
Dukagjini – Prishtina
Malisheva – Prishtina e Re (debutuese në Superligë)
Llapi – Drenica (që rikthehet në elitë këtë sezon)
Ferizaj – Drita (kampioni në fuqi)
Ndërsa të hënën, Gjilani do të përballet në shtëpi me Ballkanin, nënkampionin e edicionit të kaluar.
Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 16:30, duke shënuar startin e një sezoni që premton rivalitet dhe emocione të forta për tifozët kosovarë.