Lajme
Rama publikon pamje nga droni për zjarrvënie të qëllimshme: “Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot pamje të marra nga dronët e Forcave Ajrore, ku dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Ai tha se Policia e Shtetit është në terren për të kapur autorët, ndërsa theksoi se ndezja e një zjarri me qëllim është “jo vetëm krim, por tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë”.
Në një postim në Facebook, Rama u shpreh se në kushtet e krizës së ngrohjes globale dhe përhapjes së flakëve në vendet e Mesdheut, zjarrvënia duhet të trajtohet në ligj njësoj si vrasja.
“Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët”, shkroi ai.