Kosova
38 vatra zjarri në vend – 24 ende aktive, 14 të lokalizuara

Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka njoftuar se aktualisht në vend janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.
Sipas të dhënave të Qendrës Operative të Agjencisë, menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
Agjencia ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me flakët.