Kosova

Një person largohet nga institucion korrektues, policia reagon

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në kërkim të një të dënuari që është arratisur gjatë ditës së djeshme nga Qendra Korrektuese në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht 2025, rreth orës 13:30. Personi i arratisur është Gjorgje Radomiroviq, shtetas serb, i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për një rast vrasjeje.

“Nga Qendra Korrektuese në Mitrovicë Veri ka ikur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë qendër. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët korrektues dhe është njoftuar prokurori,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, Radomiroviq ishte në fazën e avancuar të dënimit dhe, në momentin e arratisjes, po kryente punë në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Atij i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj deri në përfundimin e dënimit dhe ndodhej në listën e të dënuarve që mund të përfitonin nga lirimi me kusht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e arratisjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme institucionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button