Kosova

Falsifikim parash në Prishtinë: Dy shtetas shqiptarë paguajnë me kartëmonedha të dyshuara false

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Prishtinë, ku dy persona me shtetësi shqiptare dyshohet se kanë kryer pagesë me kartëmonedha të falsifikuara në një pikë karburanti.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi – një punëtor në pompë derivatesh – ka informuar autoritetet se dy persona, të cilët udhëtonin me një veturë me targa të Shqipërisë, janë furnizuar me karburant dhe kanë paguar me kartëmonedha nga 10 euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë false.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka arritur të lokalizojë dhe ndalojë veturën në pikën kufitare në Vërmicë. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 820 euro në kartëmonedha 10-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit kompetent, njëri nga të dyshuarit është liruar pas intervistimit, ndërsa tjetri është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button