Lajme

Doli për dru zjarri, 28 vjeçari gjendet i vdekur, babai doli për ta kërkuar, mbeti vetë në mal

Është gjetur i pajetë në malet e mbuluara nga dëbora të Pashtrikut 27 vjeçari nga Hasi Ajet Lleshi.

Ai kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës, ndërsa reshjet e dendura të dëborës që nisën më pas, i pamundësuan kthimin në banesë. I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku pas më shumë se 24 orësh kërkime, u gjet i pajetë 27 vjeçari Ajet Lleshi, i cili kishte dalë për dru zjarri në Malin e Pashtrikut pak para nisjes së dëborës së dendur dhe erërave të forta që pushtuan veriun e vendit. Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës gjeti trupin e pajetë pothuajse të ngrirë në malet e mbuluara nga dëbora dhe në temperaturat nën zero, vetëm pak minuta pas gjetjes së babait të tij Riza Lleshi, që kishte dalë për ta kërkuar. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë fizike e psikologjike.

 

Ajeti kishte dalë në mal që prej mëngjesit të të dielës, por pasdite humbi çdo kontakt me familjen, tek të cilët kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit pasi kishte humbur rrugën, teksa reshjet e dendura të dëborës, pamundësuan kthimin e tij në banesë si dhe vështirësuan kërkimet. Menjëherë pasi kërkoi ndihmë, familja vuri në dijeni autoritetet dhe ndërkohë3 xhaxhallarët, babai i 27 vjeçarit dhe banorë të zonës u nisën për ta kërkuar.

 

Ata u ndanë nëpër mal, por teksa të tjerët u kthyen, i ati Riza LLeshi, humbi gjithashtu në malin e Pashtrikut, ku pas rreth 24 orësh u gjet nga ekipet e kërkim shpëtimit të ardhura nga Kosova, në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike. Vetëm disa minuta pas gjetjes së Rizait, ekipi nga Kosova njoftoi edhe gjetjen pa shenja jete të të riut. Për kërkimet u angazhuan banorët e zonës, emergjencat civile dhe një helikopter i ushtrisë, por edhe në këtë rast, ekipi nga Kosova bëri të mundur gjetjen e Riza LLeshit në gjendje të rëndë, dhe të të birit, fatkeqësisht të vdekur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button