Lajme
Ndryshime në drejtimin e Bashkisë Tiranë: Emërohen katër nënkryetarë të rinj

Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës janë liruar nga detyra në një riformatim të strukturës drejtuese të institucionit vendor. Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga postet e tyre, ndërsa vendet e tyre janë zëvendësuar nga emra të rinj.
Nënkryetarët e rinj të emëruar janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero. Këto emërime vijnë në një moment kur drejtimi i Bashkisë mbetet në duart e kryetares së komanduar, Anuela Ristani, pas arrestimit dhe burgosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj.
Lëvizjet në nivelet e larta të drejtimit pritet të sjellin një qasje të re në menaxhimin e qytetit, ndërsa pritet të shihet nëse do të pasohen edhe nga ndryshime të tjera në administratë.