Kosova
Tre të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë para Pallatit të Drejtësisë nën masa të rrepta sigurie

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, janë paraqitur sot në Pallatin e Drejtësisë, ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tyre.
Të tre ndodhen në paraburgim dhe u sollën në seancë nën masa të rrepta sigurie. Deri tani, në gjykatë kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që morën pjesë në kundërsulmin në Banjskë.
Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, konfirmoi aktakuzën ndaj të akuzuarve në këtë rast.