Hoti kritikon Osmanin dhe Kurtin: “Po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese, janë mashtrues të elektoratit”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në fund të mandatit po bëjnë “përpjekje dëshpëruese” duke bllokuar institucionet dhe shmangur drejtësinë. Sipas Hotit, Kurti mban të bllokuara institucionet dhe nuk përgjigjet për korrupsionin, ndërsa Osmani po kërkon “viktimën e radhës” për të siguruar një mandat tjetër.
Hoti tha se skena politike aktualisht është pa ide, angazhim dhe guxim për zgjidhje, duke akuzuar dy krerët e shtetit si mashtrues dhe dëmtues të Kosovës.
Këto komente vijnë pas reagimit të Osmanit, e cila e quajti Hotin “njeri jorelevant” dhe mohoi akuzat e tij për moszbatim të Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën Hoti e kishte nënshkruar dhe për të cilën më parë ishte kritikuar.