Kosova

KESCO hap zyrën “Premium” për konsumatorët komercialë në tregun e lirë të energjisë

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, nga 1 qershori një numër i madh konsumatorësh komercialë kanë kaluar nga furnizimi me tarifa të rregulluara në tregun e hapur – duke u bërë konsumatorë të derregulluar.

Për të ofruar mbështetje dhe orientim për këtë kategori të re konsumatorësh, KESCO ka vendosur të ofrojë shërbimet për bizneset në qendrën “KESCO Premium”, e cila gjendet në Rrugën Fehmi Agani në Prishtinë, te “Kafet e Vogla”.

Qendra “KESCO Premium” ka funksionuar ndër vite si pikë shërbimi për konsumatorët, ndërsa tashmë aty është vendosur edhe zyra për përfaqësimin e bizneseve që operojnë në tregun e lirë të energjisë. Bizneset që dëshirojnë ta zgjedhin KESCO si furnizues të tyre, mund të marrin këshillim profesional, informacione të detajuara dhe të nënshkruajnë kontratat për furnizim me energji.

KESCO, me përvojë shumëvjeçare dhe një ekip të përkushtuar, mbetet zgjedhja e besueshme për mijëra biznese në gjithë Kosovën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button