Sport

Juventusi futet në garë për Granit Xhakën, Milani tërhiqet

Juventusi ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka. Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë shprehur interesim konkret për yllin e përfaqësueses së Zvicrës, që vjen pas dy sezoneve të shkëlqyera me Bayer Leverkusenin.

32-vjeçari me prejardhje nga Kosova është në kërkim të një aventure të re, duke synuar largimin nga Bundesliga pas suksesit historik me “Farmaceutikët”, me të cilët fitoi kampionatin pa asnjë humbje.

Në garë për të kishte qenë edhe Milani, por së fundmi interesimi i “Rossonerëve” është zbehur, duke i hapur rrugë Juventusit për të avancuar në negociata.

Leverkuseni e vlerëson kartonin e Xhakës rreth 15 milionë euro – një shifër e përballueshme për gjigantin italian që po kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ri.

Mbretërimi i Xhakës në Gjermani duket se po i afrohet fundit, ndërsa Serie A mund të jetë destinacioni i radhës për kapitenin me përvojë ndërkombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button