Kosova

Kuvendi evakuohet për arsye sigurie – Ganimete Musliu: “Na thanë vetëm të dalim”

Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetëve iu është kërkuar të lëshojnë sallën për arsye sigurie. Lajmin e ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se nuk janë dhënë sqarime të detajuara, por vetëm u është kërkuar të dalin menjëherë.

“Dilni, dilni se ka diçka – edhe dolëm,” tha Musliu shkurt për mediat, duke shtuar se nuk i është bërë e ditur arsyeja e saktë.

Duke aluduar në dobësitë që mund të ketë sistemi i sigurisë në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit, ajo u shpreh se “çdo gjë mund të futet në Kuvend”.

“Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrollave në Kuvend, që hyn e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka,” deklaroi ajo, duke ngritur dyshime për ndonjë kërcënim të mundshëm.

Pritet që Policia e Kosovës të dalë me një njoftim zyrtar për situatën. Deri atëherë, mbetet e paqartë nëse seanca do të mbahet sot apo do të shtyhet për një datë tjetër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button