Kosova

Kërcënim në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Policia do të japë detaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se Kuvendi i Kosovës është përballur me një kërcënim, i cili ka bërë që Policia e Kosovës të kërkojë evakuimin e objektit.

Duke folur shkurt para gazetarëve në oborrin e Kuvendit, Konjufca tha se kërcënimi ka ardhur përmes një telefonate dhe se autoritetet janë duke u marrë me rastin. “Policia kështu po mendon…”, deklaroi ai, duke shtuar se më shumë detaje do të japin vetë organet e rendit.

Situata ka ndodhur pak para nisjes së seancës konstituive, ndërkohë që ende nuk ka informacione zyrtare për natyrën apo seriozitetin e kërcënimit. Policia pritet të dalë me një sqarim zyrtar gjatë ditës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button