
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së tyre. Ajo publikoi një video nga ceremonia festive e mbajtur në ambasadën amerikane në Prishtinë, duke theksuar lidhjet e forta miqësore mes dy popujve.
“Në e dimë kush janë miqtë tanë. Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme. Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën”, u shpreh Osmani në mesazhin e saj.
Ajo shtoi se urimi vjen nga “populli më pro-amerikan në botë”, duke shkruar: “Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”
4 Korriku shënon 248-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve nga Britania e Madhe. Më 1776, 13 kolonitë britanike në Amerikën e Veriut nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e hartuar kryesisht nga Thomas Jefferson dhe e miratuar nga Kongresi Kontinental në Filadelfia, duke hapur rrugën për krijimin e një shteti të ri dhe të pavarur — Shtetet e Bashkuara të Amerikës.