Kosova

Prishtinë: Mbyllen parkingjet ilegale – Përparim Rama premton kthimin e hapësirave publike për qytetarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me qëllim që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë më mirë ambientin urban.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se sot janë mbyllur disa parkingje ilegale që, sipas tij, për vite me radhë kanë bllokuar lëvizjen e lirë në kryeqytet.

“Po ua kthejmë qytetarëve hapësirat publike! Çdo hapësirë e uzurpuar po lirohet në mënyrë që qytetarët të kenë qasje të lirë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në qytetin e tyre”, shkroi ai.

Rama theksoi se ky veprim është vetëm një hap i parë drejt një Prishtine më të qasshme dhe të rregullt për të gjithë, duke shtuar se “qytetari është prioritet i yni”.

Aksione të tilla vijnë në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Prishtinës për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të kthyer hapësirat publike në funksion të përditshmërisë së qytetarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button