Kosova

Zjarr në zonën industriale të Prishtinës, dëme të konsiderueshme – nuk raportohet për të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një objekt në zonën industriale të Prishtinës. Ngjarja është raportuar rreth orës 20:00, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për Gazeta Express se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Borovci.

Ai bëri të ditur se hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë duke vazhduar, ndërsa në vendin e ngjarjes është ftuar edhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve hetimore për të përcaktuar nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button