Mot i nxehtë dhe kthjellime gjatë fundjavës – priten rrebeshe lokale në zona malore

Vendi ynë po përballet me një valë të nxehti të verës, që do të vijojë edhe në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e premte do të karakterizohet nga mot shumë i nxehtë, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 15 dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 35–37°C, me ndonjë zonë të izoluar që mund të shënojë deri në 38°C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 2 deri në 6 metra për sekondë.
Fundjava do të vijojë me mot të nxehtë, megjithëse të shtunën parashikohet një lehtësim i ndjeshëm i temperaturave maksimale, të cilat do të zbresin në vlerat 33–35°C. Gjatë së shtunës, në orët e pasdites dhe mbrëmjes, do të ketë zhvillime të vransirave që mund të sjellin rrebeshe lokale shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore të vendit.
Nga dita e diel, moti do të përmirësohet sërish me kthjellime dhe rritje të temperaturave, të cilat do të rikthehen në intervalin 35–37°C. Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi verior me shpejtësi 4–10 metra për sekondë, por më pas do të ndryshojë drejtim duke u bërë jugore dhe jugperëndimore.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes ndaj ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut dhe marrja e masave për të shmangur dehidratimin dhe pasojat e nxehtësisë ekstreme.