Kosova

Osmani vazhdon konsultimet politike për tejkalimin e ngërçit në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar sot raundin e takimeve konsultative me liderët e partive politike, në përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri.

Në këtë kuadër, Osmani ka pritur në takim kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq. Bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë të përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për tejkalimin e krizës institucionale dhe për hapjen e një rruge drejt dialogut politik mes subjekteve parlamentare.

Ky raund i ri konsultimesh ka nisur pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka sjellë më shumë qartësi në lidhje me hapat procedurale për konstituimin e Kuvendit.

Presidentja po zhvillon takimet në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, duke synuar arritjen e një marrëveshjeje të dakorduar dhe funksionale për të rikthyer funksionimin institucional në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button